Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh kandidat për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj tha se në rast se bën sharje për të tjerët, siç tha ai që po bëjnë partitë tjera, nuk do i shërbej Kosovës.
Sipas tij, partia që ai drejton, është kthyer në shpresë për qytetarët e vendit. Limaj në tubimin elektoral në Ferizaj, tha se projekti “Bashkë me shtetin”, është misionar, dhe se garanton se të bashkuar, djemtë e vajzat e reja do të jenë krenarë, pse janë të Kosovës.
“Derisa të tjerët ofrojnë përqarje ne ofrojmë bashkim. Ne duam dhe bashkëjetojmë edhe me ata që mendojnë ndryshe nga ne. Ne do t’i afrojmë edhe ata që kanë mendime të ndryshme nga ne. Ne nuk i përjashtojmë ne i afrojmë. Ne nuk shajmë por kritikojmë, ne nuk bëjmë me gisht tek njerëzit, por tek problemet, të cilat duhet me i zgjidh. Ne nuk e identifkojmë individin, por problemin me të cilat ballafaqohet vendi ynë”, tha mes tjerash Limaj.
Kreu i Nismës Socialdemokrate tha se nuk thërret njerëz në sallë për t’u kthyer në shtëpi të hidhëruar, por për të pasur shpresë dhe besim. Ai tha se prindërit kosovarë kanë nevojë për shtesat e fëmijëve, për çka sipas tij Kosova ka kapacitet për të qenë shtet i dinjitetshëm.Sekretari i përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi tha se Fatmir Limajështë njeriu që më së miri mund ta përfaqësojë Kosovën, dhe se një gjë të tillë sipas tij, Limaj e ka dëshmuar edhe në të kaluarën. Zgjedhja e tij kryeministër, tha se do të jetë edhe mesazh edhe për Serbinë.
“Kosova po hyn në fazë të përballjes me Serbinë, në fazën finale të saj dhe bash pse Vuçiqi nuk po e donë Fatmir Limajn, Kosova duhet ta nxjerr për kryeministër Fatmir Limajn. Me zgjedhjen e tij kryeministër do t’i tregojmë Serbisë, që zgjidhja e Kosovës nuk mund të jetë zgjidhje tjetër përveç asaj që e ka vulosur Kosova me gjakun e saj, e ka vendosur Rambujeja, Gjykata Ndërkombëtare, e kanë vulosur deputetët e Kuvendit të Kosovës më 17 shkurt 2008”, deklaroi Sherifi.
Kryetari i degës në Ferizaj, njëherësh edhe kandidat për deputet, Besnik Berisha tha se Nisma Socialdemokrate i gëzohet datës 6 tetor, datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme nacionale.
“Mrekullia do të ndodhë më 6 tetor, mrekullia dhe fitorja është Nisma Socialdemokrate, me numër 122. Me numër një Fatmir Limaj, do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës”, tha ai. Kandidatët për deputetë nga Nisma Socialdemokrate në Ferizaj janë: Besnik Berisha, Agnesa Hajredini, Ali Halimi, Bajram Tahiri.
Ukraina pritet t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim
Reshjet e dëborës/ Drejtuesit e automjeteve nga Shqipëria mb...
Gol dhe asistim – Hadërgjonaj vendimtar në fitoren e parë të...
Rizvanolli viziton kanalin e Ibër-Lepencit: Shpresojmë që fu...
Presidentja sllovene reagon ashpër për sulmin në kanalin e u...
Sulmi në kanalin e ujit në Zubin Potok, Vuçiq thërret konfer...