Nisma Socialdemokrate ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor në Degën e Drenasit.
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se nga ky Kuvend Nisma do të dalë edhe më e fuqishme dhe e strukturuar për të arritur objektivat tona.
Limaj iu ka shprehur mirënjohje degës së Nismës në Drenas për punën që kanë bërë.
AI ka thënë se pret që fuqizimi i Nismës në Drenas të rritet edhe më shumë.
“Qytetarët e Drenasit i kanë sytë nga Nisma si e vetmja forcë politike, e cila mund ta sjellë ndryshimin. Në Drenas janë dy parti politikë: ajo në pushtet dhe Nisma. Njerëzit më të drejtë shpresojnë se për të ndryshuar qeverisjen në Drenas mund të ndodhë vetëm përmes Nismës Socialdemokrate”, ka thënë Limaj në Drenas.
Nisma, thotë Limaj se është ballafaquar me sfida të ndryshme, por besuan se është koha për ta ndryshuar mentalitetin politikë në vend.
“Në Kosovë në atë kohë dominonte ideja se duhet hequr dorë nga politika. Njerëzit anekënd vendit kishin filluar të zhgënjeheshin nga politika. Ne besojmë në politikë të moralshme dhe të shëndoshë. Njerëzit parashikonin dështimin e këtij projekti politikë, por ne vazhduam rrugëtimin tonë. Sot, Nisma është një parti politike, e cila përfundimisht është etabluar fuqishëm në skenën politikë të Kosovës. Një parti pa të cilën nuk mund të merren vendime të rëndësishme për vendin. Politikat e Nismës po fitojnë simpati të përditshme edhe nga ata që nuk e kanë votuar Nismën”, ka theksuar Limaj.
Më tutje, kryetari i Nismës Socialdemokrate ka thënë se koncepti socialdemokrat i Nismës po përqafohet anekënd vendit nga qytetarët e vendit.
“Nisma nuk jep premtime, sepse besoj se është fyerje. Fyerje është të besh pazare me votën e qytetarëve. Vota ipet për një vizion të mirë. Ne nuk premtojmë, por ne zotohemi. Ne kemi pasur katër zotime në fushatën e kaluar dhe të gjitha ato zotime sot po zbatohen nga ana e qeveria e Kosovës”, ka shtuar Limaj.
Ai ka kërkuar nga dega në Drenas të hapin dyert dhe të shpërndajnë frymën dhe vizionin e Nismës në çdo cep të Drenasit.
E, kryetari i Nismës në Drenas, Isa Xhemajlaj ka thënë se Nisma tanimë po konsolidohet dhe zgjerohet çdo ditë e më shumë.
Ai ka përmendur rezultatet e dy palë zgjedhjeve të fundit, ku Nisma thotë se ka korrë rezultat të mirë në Drenas.
“Qindra aktivistë të moshave e profesioneve të ndryshme na janë bashkuar kohëve të fundit. Njerëzit po e zgjedhin Nismën për të dhënë kontributin e tyre politikë dhe kjo është shenjë e mirë”, ka thënë Xhemajlaj.
Ndryshe, partia e Fatmir Limaj tash e disa po ditë po mban Kuvendet e Punës nëpër degët e saj. Ky proces pritet të kulmoj më 24 qershor kur edhe do të mbahet Kuvendi Qendror i Punës
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...