Nisma për Kosovën sonte ka hapur fushatën në Obiliq, ku krerët e kësaj partie ua kanë kërkuar votën qytetarëve të kësaj komune, që të bëhen pjesë e “ndryshimi që po vjen për këtë komunë dhe tërë Kosovën”.
Kryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj theksoi se janë parti që qëndrojnë afër qytetarëve dhe dinë të ndërtojnë ura të komunikimit me të gjithë ata që kanë projekte të mira.
Limaj kërkoi votën për kandidatin e tyre për kryetar të Obiliqit, duke thënë se ai ka vendosur që përsëri të jetojë me hallet e qytetarëve, siç ka jetuar dhe e jeton ende.
Kryetari i degës së Nisma për Kosovën dhe kandidati për kryetar të Obiliqit, Mexhit Krasniqi tha se të gjitha rrugët në Obiliq dërgojnë kah ndryshimi dhe nuk mundet askush t’i ndalë qytetarët për ndryshimin e Obiliqit.
Premtoj se do të insistojnë që qytetarët e Obiliqit të kenë prioritet punësimin në KEK, pasi theksoi se është mbushur me Drenicë e Llap.
Pretendenti për kryetar të Obiliqit shtoi se ai do të jetë pranë qytetarëve dhe se do të punojë vetëm për ta, e jo për interesa personale
Rama fton të gjithë të ndjekin në 4K filmin e realizuar në 1...
Kurti merr pjesë në ceremoninë e zbulimit të shtatores së Me...
Sot shqyrtohet në komision ligji i kthyer për rishqyrtim nga...
Sonte rikthehet Liga e Kampionëve me nëntë ndeshje në progra...
Sot protestojnë punëtorët e sigurimit fizik të QKUK-së
Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e P...