Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh zëvendëskryeministër në qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se më 7 shtator të vitit 1990, delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës me miratimin e Kushtetutës së Kosovës shprehen vullnetin e qytetarëve të Kosovës.
Limaj thotë se 7 shtatori i vitit 1990 është ndër datat më të rëndësishme në historinë e Kosovës në rrugën e gjatë drejt pavarësisë së vendit.
“Në këtë datë delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës në rrethana tejet të vështira vendosën themelet e shtetit duke legjitimuar vullnetin e qytetarëve të Kosovës për liri e pavarësi”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’.
Postimi i plotë i Limajt:
Më 7 shtator të vitit 1990 delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës shprehën vullnetin politik të qytetarëve të Kosovës, me miratimin e Kushtetutës së Kosovës.
7 shtatorit i vitit 1990 është ndër datat më të rëndësishme në historinë e Kosovës në rrugën e gjatë drejt pavarësisë së vendit.
Në këtë datë delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, në rrethana tejet të vështira, vendosën themelet e shtetit duke legjitimuar vullnetin e qytetarëve të Kosovës për liri e pavarësi.
Kushtetuta e Kaçanikut zë vend të rëndësishëm në historinë e Republikës së Kosovës duke u paraprirë ngjarjeve tjera të mëdha të cilat çuan në çlirimin dhe pavarësimin e vendit.
Shpreh mirënjohje dhe respekt për delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, për miratimin e Kushtetutës së vendit.FL
Kurti sot merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës së Sigur...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-së,...
Mblidhet Qeveria, 30 pika në rend të ditës
Parashikimi i motit për sot
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...