Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj dhe bashkëpartiakët e tij e kanë vizituar sot familjen e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, pas arrestimit nga ana e EULEX-it me urdhër të Gjykatës Speciale.
Limaj gjatë vizitës së tij tha se ndjen keqardhje për atë se çfarë ka përjetuar sot familja e Jakup Krasniqit. Ai është i bindur se Krasniqi do të kthehet shumë shpejtë.
“Bacin Jakup do ta presim shumë shpejt duke u kthyer fuqishëm me certifikatën të cilën e ka, që personifikon atë njeri humanist, njeri i ndershëm, një jetë të tërë në shërbim të publikut, vet sakrifikues, patriot e atdhetar”, tha Limaj.
Limaj duke u ofruar mbështetje familjes së tij, shtoi se nuk ka personalitet në kombin shqiptar në mesin e të gjallëve, që është personifikim i lirisë, pavarësisë dhe drejtësisë të Kosovës sesa Jakup Krasniqi.
Pjesëtarët e EULEX-it sot bastisën shtëpinë e Jakup Krasniqit, të cilën më pas edhe e arrestuan. Krasniqi është arrestuar pas 10 orësh bastisjeje në shtëpinë e tij, ndërsa pritet transferimi i tij në Hagë.
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?