Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se raportet dhe obligimet e ndërsjellta Kuvend-Qeveri kanë përfunduar në momentin e shkarkimit të qeverisë.
Lideri i Nismës ka thënë se pas votimit të mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë janë shkeputur të gjitha obligimet e ndërsjellta sic e parasheh ligji mes Kuvendit dhe Qeverisë.
Limaj në një shkrim në llogarinë e tij në “Facebook”, ka thënë se tani më as deputetët nuk mund t’i adresojnë pyetje ministrave, sikundër që as kabineti qeveritar nuk mund të ftohet në komisionë apo interpelance.
Shkrimi i plotë i Limajt:
Kuvendi ia ka heq besimin!
Qeveria e shkarkuar s’ka të drejtë në iniciativa ligjore!
Raportet apo obligimet e ndërsjella Parlament-Qeveri, kanë përfunduar apo janë shkëputur nga momenti i shkarkimit të qeverisë.
Qeveria e zgjedhur e ka të drejtën dhe obligimin ligjor për iniciativa ligjore përmes projektligjeve t’i drejtohet Parlamentit, pra ky është obligimi dhe marrëdhënia kryesore në raportet Qeveri-Parlament.
Mirëpo, nga momenti i shkarkimit të qeverisë nga Parlamenti, qeveria e shkarkuar nuk ka më të drejtë për iniciativa ligjore t’i drejtohet Parlamentit, që do të thotë se, Parlamenti i ka shkëputur raportet me Qeverinë në momentin që ia ka marrë besimin e dhënë përmes votimit për shkarkim.
Raporti tjetër ndërmjet Parlamentit dhe Qeverisë së zgjedhur është kur deputeti ka të drejt t’i bëj pyetje kryeministrit apo ministrit, por edhe ky raport ka përfunduar nga momenti i shkarkimit të qeverisë. Deputeti nuk ka më mundësi t’i adresoj pyetje një qeverie të shkarkuar.
Po ashtu, interpelancat për kryeministër apo ministër është e drejtë e deputetëve dhe obligim i qeverisë me iu përgjigj, mirëpo edhe ky raport është shkëputur sepse deputetët më nuk mund të thirrin në interpelancë qeverinë e shkarkuar dhe madje, as në komisionet parlamentare nuk mund të thirren e të marrin pjesë ministrat e qeverisë së shkarkuar.
Pra, pas mocionit të mosbesimit janë shkëputur të gjitha obligimet e ndërsjella, siç e parashohin ligjet mes Parlamentit dhe Qeverisë.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...