Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka komentuar marrëveshjen për targa të arritur në Bruksel, mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai u shpreh se kryeministri Kurti po sjell marrëveshje të këqija.
Tutje, ai shtoi se me këto marrëveshje, Kosova po kthehet në vitin 2011.
“Ai qe sa është tu shku ne dialog, ka me pru marrëveshje të këqija. Unë jam për dialog, por në 4-5 vite ka investu diplomacia kosovare që me pas marrëveshje gjithëpërfshirëse, çka po ndodh sot? Ne po kthehemi në vitin 2011 me dialog, nuk shkon kjo logjikë kështu.
Unë kam probleme me opozitën, një opozitë anemike e shumë servile, as nuk i ndihmon qeverisë as shtetit, shpresoj të kfillen. Duhet me pas kujdes, nuk shkohet pa plan B, ata banda në njërën anë dhe na në anën tjetër. Me këtë marrëveshje, Vuciqi ska pas nevoj me qit bllokada. Ketë punë e kish kry në Bruksel pa pasë nevojë për drama”, tha ai në Kanal 10.
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...