Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar lidhur me vendimin e qeverisë së Kosovës për fillimin e zbatimit gradual të reciprocitetit, duke e quajtur si një vendim që nuk kishte të drejtë ta merrte një qeveri e shkarkuar.
Limaj, përmes një shkrimi në Facebook, thotë se qeverisë në detyrë nuk i takon të marrë asnjë vendim që është përtej angazhimeve të saj në funksion të mbarimit të punëve ditore për ta mbajtur funksionale qeverisjen.
Në fund të reagimit të tij, Limaj ka thënë se gjasat për të përkeqësuar edhe më shumë raportet me miqtë ndërkombëtarë rriten si pasojë e një udhëheqje kryeneçe që manipulon dhe tenton të mashtron vendin./arbresh.info
Postimi i plotë i Limajt:
Vendimi që mbrëmë mori qeveria në detyrë për zbatimin gradual të reciprocitetit i tejkalon kompetencat e një qeverie të shkarkuar, e cila nuk ka të drejtë të merr asnjë vendim që është përtej kryerjes së punëve të përditshme për të mbajtur funksionale qeverisjen.
Mirëpo, kur udhëhiqesh nga kryeneçësia, manipulon dhe tenton të mashtrosh vendin tënd dhe kështu i përkeqëson edhe më shumë marrëdhëniet me miqtë tanë.
Johnson: Administrata Trump u votua ‘të shkundë status-quo-n...
Kurti dhe Mickoski diskutuan rreth marrëdhënieve bilaterale
Rumunët do të kërkojnë të mos përballen më me Kosovën
Thaçi: Bajrami e kishte denoncuar projektin për të cilin po ...
Rafuna: Partneriteti me Dubain për rritjen e investimeve str...
Abdixhiku i del në mbrojtje Bajramit: Po sulmohet jo rastësi...