Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kujtuar Nebih e Tahir Mehën në 39 vjetorin e rënies.
Limaj thotë se sakrifica dhe rezistenca e tyre i ka paraprirë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kreu i Nismës shkruan se liria të cilën sot e gëzojmë është arritur falë mundit dhe sakrificës të shumë brezave.
Postimi i plotë i Limajt:
Sot përkujtojmë dy nga veprimtarët e hershëm të çështjes kombëtare, Nebih e Tahir Mehën.
Nebihi e Tahiri ranë heroikisht 39 vjet më parë në kullën e tyre pasi nuk pranuan t’i dorëzoheshin forcave policorë e ushtarake serbe.
Sakrifica dhe rezistenca e tyre i ka paraprirë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Liria të cilën sot e gëzojmë është arritur falë mundit e sakrificës të shumë brezave.
Lavdi veprës së Nebihut. Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit!
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Joe Biden merr vendimin përpara dorëzimit të presidencës, sh...
119 raste të reja të infektuara me HIV/AIDS këtë vit në Shqi...
Kurti sot viziton shoqatën e Handikos-it
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tua...
Sokol Bashota vazhdon dëshminë në Speciale