Limaj kujton masakrën e Srebrenicës

22:08 | 11 Korrik 2017
Arbresh.info

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka kujtuar masakrën e Srebrenicës, në 22 vjetorin e saj.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Limaj ka shprehur dhimbjen e tij për familjarët që humbën më të dashurit e tyre.

“Dhembja juaj është edhe dhembja jonë! Sot, me respekt të thellë kujtojmë ata që u vranë në gjenocidin në Srebrenicë, dhe shpreh dhembjen time për familjaret që humbën të dashurit e tyre, 22 vite më parë. Është detyra jonë njerëzore për të kujtuar këtë ngjarje, e të ngjashme asnjëherë të mos përjetoj historia e njerëzimit!”, ka shkruar Limaj në Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme