Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka deklaruar se Kuvendi i Kosovës nesër ka mundësi nëpërmjet mocionit të mosbesimit të Qeverisë, ta tejkalojë këtë krizë në koalicionin qeverisës të shkaktuar nga kryeministri Albin Kurti.
Sipas tij, Kosova është në një krizë qeveritare dhe në situatën që është sot, është shumë më keq se sa që do të jetë nesër, pasi partneri kryesor ia ka heq besimin partnerit tjetër.
“Pres që mocioni i mosbesimit të ketë sukses dhe kjo krizë që është shkaktuar nga kryeministri duhet ta merr nesër një epilog”, tha Limaj.
Ai shtoi se vendimi fundit i Qeverisë së Kosovës është antikushtetues por që duhet të respektohet derisa Gjykata Kushtetuese të vendos ndryshe.
Limaj në RTK ka thënë se të gjithë duhet ta kryejmë detyrën tonë për ta kaluar këtë situatën e pandemisë sa më lehtë, ndërkohë ka shprehur shqetësim in se disa komuna ka disa ditë që apelojnë për ndihma dhe nuk kanë marrë.
“Ka shqetësim për vonesën e testimeve të të gjitha atyre që kanë qenë në kontakte me personat me koronavirus. Ndihma më e madhe që sot mund t’i jepet Malishevës dhe Vitisë janë më shumë testime”, tha ai.
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation