Pas raportimit se liderit amerikanë kanë kërkuar që bashkëkryesuesi i delegacionit Fatmir Limaj, të mos merr pjesë në takimin e mbajtur me ekipin negociator për bisedime me Serbinë ka reaguar Limaj.
Ai përmes një postimi në facebook ka shkruar se sot bashkë me delegacionin e Kosovës ka takuar përfaqësuesit amerikanë, shkruan arbresh.info.
“Sot në zyrën e presidentit, ne si Delegacion Shtetëror për Bisedime me Serbinë, u takuam me përfaqësuesit e lartë të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Erath dhe Brad Berkley. Unë shfrytëzova rastin që dy zyrtarët e lartë të Shtëpisë së Bardhë t’i njoftoj për punën e deritanishme të Delegacionit Shtetëror, për parapërgatitjet që po i bëjmë për dialogoun e mundshëm me Serbinë. Njoftova për përgatitjen e platformës për bisedime e cila pas miratimit nga ana e institucioneve, është proceduar në Kuvend dhe shpresoj që Kuvendi i Kosovës të diskutojë dhe votojë këtë platformë e cila do ta paraqesë qëndrimin zyrtar të Kosovës në dialogun e ardhshëm me Serbinë”, ka shkruar ai.
Limaj ka shtuar gjithashtu se gjatë takimit kanë prezantuar arsyet e vendosjes së taksës ndaj Serbisë.
“Gjithashtu shpreha shqetësimin tonë për sjelljen e shtetit serb në raport me Kosovën, ndërhyrjen që çdo ditë Serbia i bën në Kosovë dhe ndaj qytetarëve të Kosovës, pengesat që i bën Kosovës dhe qytetarëve të saj. Përmendëm arsyet që na kanë detyruar ta marrim vendimin për taksën.
Përfaqësuesit e lartë të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Erath dhe Brad Berkley, edhe njëherë paraqitën qëndrimin e njohur amerikan për pezullimin e taksës për t’i dhënë mundësi dialogut dhe përkushtimin e SHBA-ve për të parë sa më shpejt një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë e cila do ta mbyllte njëherë e përgjithmonë konfliktin mes dy vendeve”, ka shtuar ai.
Bashkëkryesuesi i delegacionit ka shkruar gjithashtu se kanë siguruar amerikanët se do të punojnë fuqishëm rreth çështjes së taksës.
“Shfrytëzova rastin për të thënë se vendimi për taksën ka qenë vendim shtetëror dhe tashmë është e qartë se ka këndvështrime të ndryshme rreth kësaj teme. I sigurova që po punojmë fuqishëm që institucionet e Kosovës rreth kësaj çështjeje të kenë një qëndrim unik i cili do t’i mundësonte edhe fillimin e dialogut, duke marrë parasysh këshillat e miqve tanë amerikanë”, ka përfunduar Limaj.
Ndryshe arbresh.info pak minuta më parë ka raportuar se zyrtarët e lartë amerikanë, drejtori kryesor për Çështje Evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Erath, dhe drejtori për Ballkan të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së SHBA-së, Brad Berkley mëngjesin e së enjten janë takuar më presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ekipin negociator për dialog me Serbinë dhe ministrin e punëve të jashtme, Behgjet Pacolli. /Arbresh.info/
Lexo edhe: Zyrtarët amerikanë takuan Thaçin, ekipin negociator dhe Pacollin
Tahiri: Kosova në izolim, pa agjendë diplomatike përveç taki...
Kurti: S’kemi mosmarrëveshje me Maqedoninë e Veriut, bashkëp...
Fermerët francezë në protesta mbi marrëveshjen tregtare BE-M...
Kurti: Nga 1 janari do të kemi pikëkalime të përbashkëta kuf...
Mickoski: Bashkëpunimi ekonomik do të jetë mbi gjysmë miliar...
Takimi ndërqeveritar, Kurti: Partnerë të lidhur jo veç prej ...