Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pasi kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq të shtunën janë dakorduar për normalizimin e raporteve në Ohër.
Limaj ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti, që të jap dorëheqje pasi sipas tij ai ka humbur legjitimitetin.
“Ke humbur legjitimitetin, jep dorëheqje Albin! Saktësisht katër ditë pa mbushur dy vite prej kur mori drejtimin e qeverisë, Albin Kurti do të mbahet mend dhe përgjegjës për dyfishimin e barrës së obligimeve të shtetit të Kosovës”, ka shkruar Limaj.
Ai thotë se Kurti për dy vite mashtroi qytetarët me politika populiste.
“Ujdia e arritur mbrëmë është rezultat i politikave mashtruese e populiste dy vjeçare. Për më tepër, kjo marrëveshje është edhe ndëshkim për qasjen e tij për këtë proces”, është shprehur Limaj, përcjell arbresh.info
I pari i Nismës thotë se Kosova pos që nuk mori njohje përfundoi edhe në marrëveshje me “Zajednicë” brenda.
“Nga marrëveshja për njohje reciproke, Kosova përfundoi në marrëveshje pa njohje dhe me “Zajednicë”, brenda”.
“Kryeministri ka shkelë Kushtetutën e vendit dhe duhet të dorëhiqet menjëherë”, ka shkruar tutje Limaj.
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...