Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka kritikuar Qeverinë se nuk po i merr me seriozitet paralajmërimet e SHBA-së, për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe.
Limaj, përmes një postimi në Facebook, tha se Kosova është dashur të jetë mirënjohëse për angazhimin direkt të Administratës Trump dhe jo të hezitojë.
Sipas Limajt, paralajmërimet për vendosjen e sanksioneve ndaj Kosovës nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe deklarata e senatorit Perdue për rishikimin e prezencës ushtarake amerikane në vendin tonë, vijnë si rezultat i papërgjegjësisë, dhe jo seriozitetit të kësaj mazhorance për të kuptuar që në çfarë situate është vendi ynë.
Postimi i plotë i Limajt:
“Paralajmërimet për vendosjen e sanksioneve ndaj Kosovës nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe deklarata e senatorit Perdue për rishikimin e prezencës ushtarake amerikane në vendin tonë, vijnë si rezultat i papërgjegjësisë, dhe jo seriozitetit të kësaj mazhorance për të kuptuar që në çfarë situate është vendi ynë.
Ky jo seriozitet ka degraduar deri në tallje. Ata që sot janë në pushtet dhe shumë të tjerë nuk e kanë marrë seriozisht asnjëherë letrën e presidentit Trump, të datës 18 dhjetor 2018, i cili qartësisht ka përshkruar për përfitimet që Kosova do t’i nxirrte nëse e shfrytëzon atë mundësi dhe gjithashtu edhe për pasojat që do t’i vinin Kosovës, nëse e humb mundësinë për një marrëveshje finale me Serbinë.
Ne, në vend që të shprehim mirënjohje për involvimin direkt të presidentit Trump dhe administratës amerikane në dialogun Kosovë – Serbi, në Prishtinë ende ka zëra hezitues.
Iniciativave dhe këshillave për dialog që vijnë nga SHBA- të, pa hezitim duhet t’i themi PO. Dhe tani është momenti i fundit që të gjithë nga Prishtina të flasim me një zë. PO, ne pranojmë iniciativat dhe këshillat e juaja që mundësojnë arritjen e një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, e cila do të rezultonte me njohje reciproke dhe anëtarësim në OKB”, ka shkruar ai në Facebook.
Senatori amerikan, David Perdue sot ka paralajmëruar mundësinë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të rishqyrtojnë praninë e tyre në Kosovë, në rast se kjo e fundit nuk e heq tarifën prej 100 për qind ndaj prodhimeve të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës.
Paralajmërimet e senatorit Perdue janë mbështetur edhe nga i dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë – Serbi, ambasadori Richard Grenell./arbresh.info/
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...