Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka paralajmëruar masa reciprociteti me Maqedoninë dhe Bosnjën në rast se këto dy vende “do të vazhdojnë të sillen siç janë sjellë deri më sot” me prodhuesit kosovarë.
Këtë paralajmërim Limaj e bëri në një konferencë të organizuar nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës me Bashkimin e Prodhuesve Shqiptarë, ku u diskutua mbi qëndrimet e tyre rreth marrëdhënieve tregtare Kosovë- Shqipëri.
“Nuk ka mundësi më që as Bosnja, as Maqedonia të sillen me biznesin e Kosovës siç janë sjellë deri sot. Ose ka me pasë reciprocitet ose nuk ka me funksionu as për ta. Këtu jemi shumë të vendosur”, ka theksuar Limaj.
Më tej ai ka shtuar se nuk do të lejojnë që të ketë edhe më shumë padrejtësi kundrejt prodhuesve vendorë në Bosnje dhe Maqedoni.
“Ne jemi për mundësi të barabarta, për marrëveshjet dhe detyrimet tona ndërkombëtare por jo të njëanshme. Kjo i është bërë e njohur edhe Qeverisë së Maqedonisë edhe Qeverisë së Bosnjës. Do ta ngrisim edhe në CEFTA por nuk do të lejojmë as me u maltretu, as me u fy e as me ju ekspozu padrejtësive prodhuesi i Kosovës në raport me këto dy vende”, ka potencuar Limaj./kallxo.com
I kërkuari nga Saranda kapet në Tiranë
8 vjet pa Astrit Deharin, Kurti: Jemi të gatshëm si lëvizje ...
Osmani: Kosova e bekuar me përkrahjen bipartizane amerikane
UNICEF lanson raportin: Analizë mbi gjendjen klimatike për f...
Begaj në Lushnjë: Promovim markave vendase të produkteve buj...
Dogana dhe IPK arrestuan një zyrtar doganor dhe një zyrtar p...