Kryetari i Nismës për Kosovë, Fatmir Limaj theksoi se farën e ndryshimit që e kanë filluar një vit më parë në nëntor, ku punuan për t’ia dhënë një mundësi Drenasit dhe atë punë që e kanë bërë në nëntor ka ardhur koha ta korrin më fitoren e Nismës në Drenas më 22 tetor më kryetar Isa Xhemajli.
“Po bashkohen intelektualët e Drenasit, qytetarë, njerëz të cilët kanë dhënë shumë për qytetin e Drenasin dhe për fshatrat dhe kjo frymë e kjo shpresë e bashkimit të njerëzve të profileve të ndryshme, e deri dje të bindjeve të ndryshme partiake, shton përgjegjësinë e Nismës për Kosovën, duhet t’ia shtojë përgjegjësinë degës së Nismës për Drenas. Për të parë se Nisma po kthehet në një subjekt shprese e mundësie, që njerëzit aty ku nuk kanë pasur mundësi më i shpreh bindjet e tyre, të bashkohemi fort e bashkë, për t’ia dhënë një mundësi qytetit të Drenasit dhe ajo mundësi është Nisma. Falënderoj më qindra aktivistë, qytetarë që po i bashkohen Nismës. Siguroj se do të punojmë fortë që ata të mos ndjehen të zhgënjyer”, tha Limaj.
Limaj shtoi se nuk janë futur në garë për t’i mundur të tjerët, por kanë dal për të fituar Nisma dhe me këtë fitore nuk humb askush, por fiton Drenasi dhe Kosova, pasi ka ardhur koha për ndryshim në Drenas./Indeksonline/
https://www.facebook.com/fatmirlimaj/videos/10155648951724098/
Musliu: Rahoveci po rreshtohet me Bedri Hamzën
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me ...
Ndërpritet qarkullimi në segmentin Kijevë-Dollc, bëhet minim...
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë: Një rikujtim i zymtë i “dësh...
Pronari i një restoranti në Vushtrri kapet në flagrancë duke...
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...