Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj u ka uruar punë të mbarë në Qeverinë e re të Republikës së Kosovës, zëvendësministrave të propozuar nga partia e tij dhe të emëruar nga kryeministri Avdullah Hoti.
Limaj me anë të një postimi në facebook, ka thënë se Zafiri, Valdetja, Enveri dhe Bekimi janë kuadro të jashtëzakonshme dhe secili më i përgatitur së tjetri, shkruan arbresh.info.
Postimi i tij i plotë:
Ju uroj punë të mbarë në Qeverinë e re të Republikës së Kosovës, zëvendësministrave të propozuar nga Nisma Socialdemokrate dhe të emëruar nga kryeministri Hoti: Valdete Dushica-Bajrami, zv/ministre e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Zafir Berisha, zv/ministër i Punëve të Brendshme, Bekim Brestovci, zv/ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Enver Hoti, zv/ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Zafiri, Valdetja, Enveri dhe Bekimi janë kuadro të jashtëzakonshme dhe secili më i përgatitur së tjetri, të cilët do t’i kryejnë detyrat shtetërore me përgjegjësi dhe me përkushtim të lartë.
Ju priftë e mbara!
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...