Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj nuk e ka asnjë dilemë se do të gjendet zgjidhja e duhur për demarkacionin me Malin e Zi. Ajo që ai kërkon është mos humbja e kohës dhe territorit nga asnjëri vend.
“Ma e vështirë u kanë me bo Kosovën e pavarur. Nuk kam dilemë se kemi me pas zgjidhje. Ma vështirë u kanë me bo negociata me bo Kosovën e pavarur sesa me e zgjidh këtë problem’, tha Limaj për televizionin publik.
Limaj ka kërkuar që sa më shpejt të mblidhen liderët partiak në një tryezë të përbashkët dhe bashkë me miq ndërkombëtar të gjendet zgjidhje me konsensus e cila sipas tij nuk do të dëmtonte asnjërin shtet, Kosovën ose Malin e Zi.
“Unë jam i sigurt se na kemi me gjet zgjidhje prandaj po them hajde të ulemi më shpejt e të gjejmë një zgjidhje që nuk dëmton interesat e asnjërit vend”, tha Limaj./RTK/
http://www.dailymotion.com/video/x6bcggd
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...