Limaj: I dhimbshëm lajmi për vdekjen e Jonuz Musliut

15:30 | 18 Janar 2018
Arbresh.info

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka ngushëlluar familjen Musliu pas ndarjes nga jeta të kryetarit të Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, Jonuz Musliu. Limaj e ka vlerësuar si të dhimbshëm lajmin për ndarjen nga jeta të Musliut.

Sipas zëvendëskryeministrit, Musliu luftoi shumë për të drejtat e shqiptarëve të Luginës. Kontribut, Limaj thotë se ai ka dhënë edhe në procesin e çlirimit të Kosovës.

“Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe bashkëpunëtoreve të Jonuz Musliut”, thuhet ndër të tjera në shkrimin e Limajt.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme