Google ADS

Limaj i bindur: Sot mbyllet çështja e demarkacionit

13:07 | 21 Mars 2018
Arbresh.info

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj është shprehur i bindur se demarkacioni do të kaloj sot pavarësisht kundërshtimeve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Limaj ka thënë se koalicioni i ka votat dhe çështja e demarkacionit do të përfundoj sot, shkruan Arbresh.info.

“Praktikisht është e qartë kush është pro dhe kush është kundër.  Kjo çështje do të votohet dhe do të mbyllet. Votat i kemi dhe pres që kjo të përfundoj. Po pres që deputetët ta kryejnë punën e tyre dhe ta mbyllim këtë temë. Besoj që sot kjo çështje do të mbyllet”, ka thënë Limaj./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme