Limaj i ashpër: Malisheva u çon mesazh “llaskucave” se ata s’kanë vend këtu

00:16 | 15 Nëntor 2021
Trina Galanxhi

Kryetari i Nisma-s Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka marrë pjesë në tubimin e fitores së kësaj partie në garën e balotazhit në Malishevë.

Ai u tha malishevasve se kjo komunë u çon mesazh, atyre që Limaj i quajti “llaskucë” se ata nuk kanë vend në Malishevë.

“Ju të gjithë keni treguar cka do të thotë ndërshmeria, besa, rivaliteti e mirënjohja. Ju sonte keni treguar se Malisheva di të rreshtohet e bashkohet për t’i dhënë një fitore të fuqishme qytetarëve të vet”.

“Malisheva u çon mesazh “llaskucave” se ata nuk kanë vend në Malishevë”, është shprehur Limaj, njofton Klankosova.tv.

Kujtojmë se në Malishevë, garën e balotazhit e fitoi Ekrem Kastari i NISMA-s, i cili fitoi 53.19% apo 10 mijë e 394 vota.

Ndërsa, kundër-kandidati i tij nga PDK, Isni Kilaj, fitoi 46.81% apo 9 mijë e 147 vota.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme