Fatmir Limaj, koordinator kombëtar i dy qeverive, ka marrë pjesë në hapjen e Zyrës Doganore në Durrës.
Me këtë rast ai tha se ky është projekti i dytë më i rëndësishëm, pas atij të autostradës.
“Sot është një moment i rëndësishëm i thellimit të bashkëpunimit. Besoj që ky është projekti i dytë më i rëndësishëm që pas shpalljes së pavarësisë, pas atij për ndërtimin e autostradës. Nga 4 vendime që ka marrë në Pejë dy qeveritë dhe kjo është e dyta që po realizohet. E para është pikat e përbashkëta kufitare dhe e dyta është kjo. Kjo tregon se në takimet e përbashkëta nuk janë ashtu siç janë quajtur, por kemi kaluar në veprime konkrete. Hapja e kësaj zyre është lajm i mirë për të dyja vendet. Nga sot Kosova e ka portin e saj, si qendër e rëndësishme të zhvillimit ekonomik”, tha ai duke shtuar se është bashkëprojekti më i rëndësishëm konkret mes Kosovës dhe Shqipërisë.
“Pas një pune të përbashkët, për një projekt madhor për ndërtimin e autostradës Tiranë-Prishtinë, sot në këtë ditë bashkëprojekti më i rëndësishëm konkret mes Kosovës dhe Shqipërisë. Integrimi i Doganës si vizion i përbashkët i yni për unionin doganor Kosovë-Shqipëri. Në cilësinë e Koordinatorit të Përbashkët Kombëtar mes qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë të zgjedhur në mbledhjen e dy qeverive në Pejë, kam nderin t’u informoj se nga katër vendimet që u morën në mbledhjen e Pejës ne sot po implementojmë marrëveshjen e dytë. E para është integrimi i kufijve që filloj në fillim të vitit dhe do të përfundojë në mars, ndërsa sot Dogana praktikisht e Kosovës po kthehet apo po themelohet në portin e Durrësit që është një sinjal i vizionit tonë të përbashkët të një unioni doganor”, ka shtuar zëvendëskryeministri kosovar Fatmir Limaj.
Sot dita e fundit për regjistrim të votuesve nga diaspora
Përurohet sot renovimi në hemodializën të Spitalit në Prizre...
Parashikimi i motit për sot
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...