Kryetari i Nismës Socialdemokrate ka vazhduar turin e takimeve me të rinjtë e Nismës Socialdemokrate.
Limaj të mërkurën në mbrëmje ka takuar të rinjtë e Nismës në Ferizaj dhe Shtërpcë.
Qëllimi i takimeve me të rinjtë, Limaj ka thënë se është diskutimi me rininë së paku tri gjëra që janë të rëndësishme për rininë e Kosovës.
Limaj i ka thënë të rinjve se secili nga ne e ka nga një ëndërr që donë me ba me jetën e tyre. Ai ka thënë se i takon gjeneratës, e cila nuk ka guxuar me pas ëndërr normale.
“Ëndërr normale e një të riu është me u shkollu e me jetu jetën siç jetojnë bashkëmoshataret e tyre në Evropë. Me pas mirëqenie. Ne këto nuk i kemi pas. Ne nuk kemi guxuar me ëndërrua, sepse kemi qenë një vend të okupuar dhe robëruar. Prindërit tanë s’kanë pas mundësi me na ofru atë që ju keni. Ka mijëra burra e gra që sot nuk janë në mesin tonë që kurrë nuk e kanë gëzuar ëndrrën për lirinë e atdheut. A ka mundësi dhe potencial ky vend dhe kjo rini e Kosovës që nëse ne e kemi pasur ëndërr lirinë e Kosovës, ju me pas ëndërr shtetndërtimin e Kosovës”, ka thënë Limaj në Ferizaj.
Kryetari i Nismës ka thënë se nuk ka shkuar në Ferizaj për të bërë fushatë, por me i bisedu me të rinjtë këto tema. Ai ka kërkuar të mos e çojnë rininë poshtë me gjera të kota.
I pari i Nismës ka thënë se vetëpunësimi dhe aftësimi profesional vazhdojnë të mbeten prioritet e Nismës.
“Në Ferizaj janë 300 deri 500 vende janë të lira dhe ka mungesë të punëtoreve me zanate. Ajo që po duam të ju themi në Ferizaj ekziston Qendra e Aftësimit Profesional. Djem dhe vajza drejtohuni Qendrave të Aftësimit Profesional me marr zanate, shteti ju rrinë prapa. Shkollimi është pa asnjë cent dhe mundësia me hy në punë është e madhe”, ka shtuar Limaj.
Limaj i është drejtuar djemve e vajzave që nëse nuk ju shkon fakulteti të mos shqetësohen, sepse nëse nuk ju shkon fakulteti nuk e përcakton se a është njeri i mirë apo i keq.
“Nuk ka dhuratë ma të madhe për prindin kur e sheh femiun të suksesshëm. Nuk ka dhuratë më të madhe për prindin kur shkon i lodhur djali apo vajza nga puna.
Asnjë punë nuk është me marrë. Ne duam me ngjallë shpirtin rinor të këtij vendi”, ka deklaruar Limaj.
Limaj i ka thënë të rinjve se jashtë vendit askush nuk i pret me lula dhe se mos të heqin dorë nga vendi pa bërë përpjekje për të jetuar e punuar në vend.
“Krejt të mirat vendit i kanë ardhur nga Nismat e rinisë. Hajde të bashkohemi dhe ta mobilizojmë rininë. Ne ju flasim tema qysh ndërtohet shteti e jo qysh rrënohet. Kjo është platforma jonë. Ne nuk ju helmojmë për konkurrentet politikë, sepse ne besojmë se duhet me iu ofru çka me ba mirë”, ka përfunduar Limaj.
Takimet e kryetarit të Nismës me të rinjtë do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim.
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend