Google ADS

Limaj fton PDK-në t’i bashkohet qeverisë Hoti

23:15 | 24 Korrik 2020
Arbresh.info

Kryetari i NismaSocialdemokrate, Fatmir Limaj, deklaruar se nuk mund të ketë marrëveshje përfundimtare me Serbinë nëse nuk kemi një unitet të brendshëm nacional.

Ai shprehet i bindur se as një kryeministër e as një president i vetëm, nuk e ka fuqinë ta nënshkruaj një marrëveshje përfundimtare.

“Ende njerëzit nuk e kanë kuptuar. Asnjë veç e veç nuk mundet me ba marrëveshje me Serbinë. Marrëveshja mund të bëhet me një konsensus sa më të gjerë”, ka thënë Limaj për Blic.

Limaj madje thotë se është duke punuar që ta bindë PDK-në për të hyrë në Qeveri.

“Unë e ftoj PDK-në në koalicion. A jemi ka e shohim se në çfarë gjendje është vendi jonë. NISMA jo vetëm që është e gatshme por është duke punuar në këtë drejtim. Kam takuar zotin Veseli kam takuar edhe zotin Mustafa, e mira këtu është që po ruhet tradita shtetërore” ka theksuar Limaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme