Google ADS

Limaj flet për propozimet e Kurtit: Çojnë në ‘status quo’, ajo për Këshillin Nacional Serb ka logjikë

23:01 | 16 Qershor 2021
L G

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur për paraqitjen dhe kërkesat e Albin Kurtit, Kryeministrit të Kosovës, në takimin për procesin e dialogut më 15 qershor në Bruksel.

Ai në Rubikon  ka theksuar se pikat që janë propozuar nga Kurti e dërgojnë Kosovën në ‘status quo’ dhe se dialogu mund të kthehet në atë teknik siç ka qenë në fillimet e tij.

“Kosova duhet të kërkojë një marrëveshje bilaterale sa i përket çështje së sigurisë. Kosova ka nevojë për një marrëveshje në fushën e sigurisë me SHBA-të që i paraprin anëtarësimit të Kosovës në NATO. Paqe mes dy vendeve është një marrëveshje gjithëpërfshirëse që i mbyll të gjitha temat, atëherë i bie se e kemi ndërtuar një marrëveshje të paqes”.

“Ato pika çka i kam dëgjuar nga Kurti i shkojnë për shtati ‘status quo-s’, kjo e zhvendos dialogun për njohje, e zhvendos afatin, duhet afat, duhet të dihet se kur të kryhet ky dialog. Me këtë veprime është ftesë për të vazhduar ‘status quo’n’ dhe për t’u kthyer në dialog teknik. Nëse kjo është strategji, është strategji katastrofale nëse vazhdohet kështu”.

Limaj ka deklaruar se mundet të ketë logjikë propozimi i Kurtit nëse merr mbështetje që Asociacioni i Komunave Serbe të jetë Këshill Nacional të Serbëve në Kosovë.

“Kosova ka marrë obligim për Asociacionin e Komunave Serbe, fati i madh për Kosovën është që kur kur është nënshkruar ai asociacion ka pasë një nen që e ka nënshkruar edhe Aleksandar Vuçiq, Presidenti i Serbisë, që duhet të shkohet përmes Gjykatës Kushtetuese. Fati ynë i madh ka qenë që njëra nga pikat është se kjo marrëveshje e Asociacionit duhet të shkojë përmes Kushtetueses për t’i nënshkruar”.

“Këtu Gjykata ka dhënë një qëndrim, këtu Kosova është e qartë, Qeveria e ka qëndrimin shumë më lehtë dhe më komod. Më pas ajo se si ia vendosin emrin këtij asociacion dëshiron bisedim të brendshëm në Kosovë por edhe në Bruksel. Propozimi i Kurtit për Këshill Nacional të Serbëve në Kosovë ka logjikë nëse pajtohen edhe të tjerët. Por gjithmonë duke respektuar dhe kujtuar të kaluarën institucionale”, ka thënë Limaj.

Të ngjashme