Zëvendës kryeministri i Kosovës dhe njëherësh kryetar i Nismës, Fatmir Limaj ka qenë i ftuar sot në Radio Televizionin e Kosovës ku ka folur kryesisht për prioritet e tyre që kanë gjatë këtij mandati qeverisës.
Limaj ka thënë se ndër prioritet më të rëndësishme në Qeverinë e tyre janë hapja e vendeve të reja të punës, investimi i fuqishëm në të gjitha tokat që menagjohen nga Agjencioni Kosovar i Privatizimit.
Sipas tij, ato menaxhohen edhe nga institucionet komunale e qendore. E që të njëjtat, ai ka thënë se vendit i sjellin shumë vende të reja të punës.
“Prioriteti i qeverisë sonë është që të kemi vende të reja pune, pastaj zhvillimi i punës, po ashtu prioritet kemi edhe investimin e fuqishëm të të gjitha tokave të cilat menaxhohen nga Agjencioni Kosovar iPrivatizimit por edhe nga institucione komunale dhe qendrore që i etiketojne e që janë në interes për investitorin për të marrë në qëllim që të vijnë sa më shumë vende të reja të punës”, ka thënë Limaj në RTK.
Tutje, i dyti i ekzekutivit ka theksuar se në kohën që janë momentalisht Kosova nuk ka mundësi të humbasë tokë.
“Komunat apo asamblet komunale kanë kërkuar që përmes procesit të privatizimit që tu jepet mundësi investitorëve. Ne nuk do të kemi Tokë për ti jepur askujt në rast se shkojmë qysh jemi duke shkuar deri më tani”, ka thënë ai.
Në fund ai ka treguar se të gjithat mekanizmat e Kosovës duhet që të punojnë në funksion me të gjitha strategjitë kryesore. Sipas tij, të njëjtat duhet të harmonizohen me politikat strategjike, ekonomike si dhe të zbatohen.
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...