Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit NISMA-AKR-PD, Fatmir Limaj ka thënë se koalicioni të cilën ai e udhëheq garon me kandidatët më të mirë për deputetë në Kuvendin e Kosovës.
Njerëz me vlera të larta, të cilët, Limaj thotë se e meritojnë mbështetjen e qytetarëve.
“Socialdemokratët dhe liberalët garantojnë të ardhmen të cilët e duan qytetarët e vendit. Boshti ynë politikë angazhohet për Kosovën shtet të së drejtës, të drejtësisë sociale dhe të integruar në BE”, shkruan Limaj.
Më tutje, Limaj shkruan se koalicioni NISMA-AKR-PD premton dhe garanton të ardhmen që e duan qytetarët e vendit.
“Boshti politik NISMA-AKR-PD angazhohet për shoqëri në themelet e së cilës qëndrojnë vlerat themelore si Liria, Drejtësia dhe Solidariteti. Koalicioni fitues i zgjedhjeve të 6 tetorit garon me kandidatët më të mirë, njerëz me vlera të larta të cilët meritojnë mbështetjen e qytetarëve.
Socialdemokratët dhe liberalët garantojnë të ardhmen të cilët e duan qytetarët e vendit. Boshti ynë politik angazhohet për Kosovën shtet të së drejtës, të drejtësisë sociale dhe të integruar në BE. Lista e kandidatëve për deputetë nga koalicioni ynë premton dhe garanton të ardhmen që e duan qytetarët tanë. Bashkë për Shtetin”, ka shkruar Limaj.
Cunha i shënon gol direkt nga korneri Man Unitedit
Akanji flet për çështjen e titullit kampion: Tani nuk është ...
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...
Jashari, lojtari më i mirë i gjysmësezonit tek skuadra e tij