Limaj: E kemi themeluar vetë, s’kemi alternativë duhet të përballemi me Specialen

18:44 | 19 Korrik 2019
Arbresh.info

Kryetari i partisë Nisma Social Demokrate, njëherit zëvendëskryeministër i Kosovës, Fatmir Limaj, thotë se ftesa e Speciales për Ramush Haradinajn është e padrejtë. Këtë reagim Limaj e ka bërë në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Limaj shprehet se Gjykata Speciale ështe themeluar nga Kuvendi i Kosovës dhe alternativa e vetme është përballja me të.

“Ftesa për intervistë nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit për kryeministrin e qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj është një ftesë e padrejtë nga një gjykatë e padrejtë, ashtu sikur që janë të padrejta ftesat për drejtues dhe luftëtarë tjerë të UÇK-së. Fatkeqësisht kjo gjykatë është themeluar nga Kuvendi i Kosvës, prandaj alternativa e vetme është përballja me fakte kundër shpifjeve të armiqeve të Kosovës. Kosova do ta kaloje me sukses edhe këtë sfide dhe drejtësia do të ngadhnjejë edhe në këtë rast”, shkruan Limaj.

Ndryshe, për dorëheqjen e Haradinajt ka reaguar edhe presidenti Thaçi dhe liderët tjerë opozitarë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme