Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, e ka ftuar publikisht LDK’në në koalicion. Ai ka thënë se është mirë që të bashkohen forcat partiake për t’u formuar qeveria. Limaj ka thënë se është i gatshëm të japë edhe postin e zëvendëskryeministrit, nëse e kërkon LDK. Limaj ka treguar se nëse edhe Haradinaj nuk punon, mund edhe të rrëzohet.
“LDK duhet të vijë në koalicion që të ndryshojë vendi. Sot është koha që të bashkohemi dhe të punojmë për vendin. Ne tani jemi bashkuar, tre aleatët jemi bërë bashkë. LDK së bashku me ne mund të bëjë ndryshime”, ka thënë Limaj në Klan Kosova.
Ai ka thënë se punët që janë nisur duhet të përfundojnë, për këtë Limaj ka thënë se edhe LDK do të kontribuonte.
“Unë kam besim të plotë se me LDK do të bëhet punë e mirë dhe se do të ketë ndryshime në të mirë të vendit”.
Limaj ka thënë se edhe Haradinaj nuk e ka të sigurt postin, dhe se ai do të monitorohet për punën që bën. I pari i Nismës ka treguar se Haradinaj edhe mund të rrëzohet nëse nuk punon.
“Ne po i themi gjërat me kohë. Haradinaj duhet të punojë si kryeministër. Duhet të kryejë punët që i takojnë. Nëse nuk punon, mund të rrëzohet pa asnjë problem. Postin nuk e ka të garantuar, ai e ka votën të garantuar dhe për këtë duhet të punojë”, ka thënë Limaj.
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë