Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se votat e ardhura nga Serbia duhet të anulohen.
Limaj ka thënë se këto vota janë sjellë në mënyrë jo ligjore dhe si të tilla duhet të anulohen.
“Nuk i llogaris si vota që duhet të procedohen. Janë vota të parregullta që janë raportuar nga vetë zyrtarët shtetërorë – 2 mijë e ca vota që kanë ardhur në kushte të parregullta e jo siç e përcakton ligji, nuk i kanë plotësuar kushtet e KQZ-së, janë jo ligjore”, ka thënë ai në Rtv Dukagjini.
Ai ka deklaruar se KQZ ka heshtur ndaj këtyre votave.
“Në QNR kanë shkuar këto kuti pa miratimin e KQZ, dhe pa pasur miratim se këto vota janë të rregullta, me çfarë letre i kanë pranuar, a kanë pasur një udhëzim nga organi qendror, KQZ s’ka dhënë asnjë rekomandim, ka heshtur dhe votat janë futur pas asnjë rekomandim, ata në QNR nuk e dinë nëse këto vota janë të rregullta, pa asnjë proces verbal”.
“Shpejtësia se si këto vota janë dërguar në QNR, të lë të kuptosh se dikush qëllimisht është duke kontrabanduar dhe se dikush po tenton ta dëmtojë rezultatin përfundimtar”, ka thënë Limaj.
Gjithashtu, Limaj u shpreh i bindur se Nisma do të jetë pjesë e parlamentit të Kosovës.
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare