Google ADS

Limaj dhe katër të tjerët lirohen edhe nga akuza për ‘marrje ryshfeti’

15:00 | 24 Nëntor 2017
Arbresh.info

Gjykata Themelore e Prishtinës ka liruar nga akuza Fatmir Limaj dhe katër të tjerët në rastin MTPT, në pikën ‘marrje e ryshfetit’.

Vendimi është marrë sot nga trupi gjykues në aktgjykimin që është duke u mbajtur ndaj ish-ministrit të Transportit dhe Post-Telekomunikacionit, shkruan arbresh.info.

Sipas trupi gjykues, ata lirohen pasi nuk është provuar se kanë kryer veprat për të cilat janë akuzuar.

Limaj dhe katër të tjerët janë liruar edhe në pikat 1 dhe 2, konkretisht nga akuzat për krim të organizuar dhe shpërdorim të detyrës zyrtare./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1606681582730261/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme