Limaj: Demonstratat e ’81-ës, kthesë në përpjekjet e shqiptarëve për liri e pavarësi

12:33 | 11 Mars 2019
Arbresh.info

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj, ka kujtuar demonstratat studentore të vitit 1981.

Limaj ka thënë se në demonstratat e 11 marsit, mijëra studentë, profesorë universitarë dhe qytetarë zgjodhën rrugën dhe protestuan kundër shtypjes që u bëhej nga regjimi i asaj kohe, por edhe duke kërkuar avancimin e statusit politik të Kosovës nga autonomia në Republikë.

“Demonstratat e 11 Marsit të vitit 1981 dhe demonstratat e mëvonshme të atij viti ishin një kthesë e madhe në përpjekjet e popullit shqiptarë për liri e pavarësi. Në këtë ditë në kujtojmë dhe nderojmë të gjithë ata protestues të cilët artikuluan të drejtën e qytetarëve të Kosovës për Republikë”, ka shkruar Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme