Bashkëkryesuesi i Delegacionit Shtetëror për Bisedime me Serbinë, Fatmir Limaj, ka thënë pas miratimit të Platformës për Dialog me Serbinë se nga tani e tutje, Delegacioni Shtetëror udhërrëfyes të vetin në dialog me Serbinë do ta ketë platformën e miratuar në Kuvend.
Limaj ka shkruar në llogarinë e tij në ‘Facebook’, se platforma e miratuar në Kuvendin e Kosovës përmban parimet mbi bazën e të cilën Delegacioni do të futet në dialogun e mundshëm me Serbinë.
“Ndihem jashtëzakonisht i kënaqur që platforma e miratuar sot nga ligjvënësit paraqet unitetin e institucioneve të Kosovës në dialogun e ardhshëm me Serbinë”, ka shkruar Limaj në ‘Facebook’.
Kryetari i Nismës ka thënë se tani Kosova e ka pozicionin e vet zyrtar në dialog.
Numri dy i Qeverisë së Kosovës ka folur edhe për objektivat e Kosovës në dialog.
“Sa u përket objektivave tona në dialog, ato tanimë janë të njohura; Kosova hyn në dialog për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare e cila çon në njohje reciproke, mundëson anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe organizata tjera ndërkombëtare si dhe hap perspektivë të qartë euroatlantike për vendin dhe përfundimisht siguron paqe e mirëqenie për këtë pjesë të Ballkanit”, ka shkruar Limaj.
Drenusha plas në vaj, përmend traumat e djalit për shkak të ...
Hovenier uron Kosovën për fitoren ndaj Lituanisë
Banori i ri mollë sherri mes Xhenetës dhe Gjestit, këngëtari...
Senatori amerikan letër Blinkenit: ShBA t’i mbajë sytë nga K...
Raportohet se Putin ka ftuar Vuçiqin për vizitë në Moskë
Katër ushqime mund të ulin kolesterolin e lartë, pohon një n...