Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka shprehur shqetësimin e tij rreth opinioneve të shumëllojshme nga politikanë e opinionistë të Lëvizjes Vetëvendosje, rreth mos dërgimit të emrit të mandatarit të presidenti.
Sipas Limajt, juristët e dinë që pengimi për përmbushje të obligimit ligjor përmes të ashtuquajturit instrument bllokimi është tërësisht antiligjor.
Statusi i plotë:
Shumica dërmuese e kushtetutave të vendeve me demokraci parlamentare nuk e kanë të shkruar me afate kohore apo datë se kur duhet një parti apo koalicion të dërgoj emrin e mandatarit për formimin e një qeverie të re.
Tani po dëgjojmë opinione të shumëllojshme nga politikanë e opinionistë se LVV mundet me hesht duke mos e dërguar emrin e mandatarit të kërkuar nga Presidenti, për më tepër e habitshme është kur edhe nga disa juristë e shohin si të pranueshme këtë mënyrë veprimi.
Juristët e dinë që pengimi për përmbushje të obligimit ligjor përmes të ashtuquajturit instrument bllokimi është tërësisht antiligjor.
Duke lexuar nenin 95 të Kushtetutës, duke u bazuar në frymën e saj dhe gjithë praktikën e gjerë ligjore, atëherë në situata si kjo aplikohen praktika të mirënjohura, që gjerësisht janë zbatuar në sistemet juridike, ku vlen të përmendim vetëm dy prej tyre; e para, në mungesë të afatit strikt përdoret parimi i
1) DETYRIMIT LOJAL dhe
2) parimi DERI NË NJË KOHË TË ARSYESHME, që juristët janë në dijeni se çka nënkuptojnë këto dy parime që janë të aplikueshme edhe tani në rastin tonë kushtetues.
Vullneti e quan ‘fake’, Gresa: Nuk je më i rëndësishëm për m...
Konsumatorët ankohen për ngitje çmimesh, kërkohet kontroll n...
Cilat kompani gjermane do të largojnë mijëra punëtorë?
Burimi pyet Sarën: A ishte mërzit nëse dal sonte?
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...