Google ADS

Limaj: Bëhuni gati për Qeverinë pa PDK-në dhe LDK-në

00:01 | 7 Prill 2017
Trina Galanxhi

Kryetari i Nisma, Fatmir Limaj ka thënë se sondazhet e fundit janë duke treguar se Partia Demokratike e Kosovës e drejtuar nga Kadri Veseli nuk është duke prirë si e para.

Ai më tej ka thënë se qytetarët duhet të përgatiten që Qeveria e ardhshme do të jetë pa partnerët e tanishëm të koalicionit PDK dhe LDK, njofton Klan Kosova.

“Kjo do të ndodhë, derisa a ju konvenon a nuk ju konvenon është se sa më shumë që shtyhen zgjedhjet, partitë në pushtet humbin më shumë”, ka thënë Limaj në “Zona e Debatit”.

“Unë besoj që ndryshimi ka kuptim me fitoren e opozitës së bashkuar dhe qeverisjen nga opozita e bashkuar. Kjo do të ishte lajmi më i mirë për Kosovën”, ka theksuar ai.

Më tej ka përmendur se partitë opozitare dhe listat e qytetarëve që janë në kundërshtim të kësaj Qeverisje kanë prioritet  për koalicion parazgjedhor.

Sipas Limajt është koha që një përplasje mes opozitës është zero ndaj asaj çka po i ndodh vendit.

“Mendoj se rreshtimi në ndryshim është veprimi më patriotik që mund të bëhet”, ka pohuar ai.

Për Limajn më e rëndësishme se gjithçka është që vendit t’i ofrohet mundësia për ndryshim.

“89 vota ka koalicioni dhe asnjëherë nuk ka qenë më jofunksional, ministrat tallen në Parlament, Mustafën e kemi parë shume shpesh vetë e nuk ia kemi parë ministrat”.

“Jofunksionaliteti e ka kapluar edhe Parlamentin e Kosovës, mbledhjet e Kuvendit ndërpriten në mungesë kuorumi”, ka shtuar Limaj.

“Ndonjëherë te ne, nëse opozita nuk do të qëndronte në Kuvend, asnjë ligj nuk votohet”, ka shtuar ai.

“Ata po ofendojnë qytetarët dhe institucionet”.

“PDK, LDK kanë plot njerëz të mirë po se kanë pas mundësinë”, ka vazhduar Limaj më tej.

Ai thotë se nuk beson se në Kosovë mund të ketë ndonjë koalicion më të madh në numra se sa PDK-LDK, që ka 89 sish.

“Këto dy parti kanë humbur zgjedhjet, kjo punë është kryer”, ka përfunduar Limaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme