Limaj: Asnjë produkti në Kosovë nuk i kontrollohet cilësia, nuk e dimë çka hanë fëmijët tanë

15:26 | 28 Janar 2018
Arbresh.info
Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj ka thënë se në Kosovë asnjë produkt që hyn në Kosovë nuk kontrollohet. Ka thënë se kanë ndërmarrë disa hapa për të përmirësuar këtë gjendje.
“Çkado që hyn në Kosovë nuk kontrollohet. Nuk e dimë cka hajnë fëmijët tanë”, ka thënë Limaj, në  mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

Ai ka thënë se disa agjenci janë duke u sjellë në mënyrë të pavarur dhe në kundërshtim me politikat qeveritare.

“Vetëm një institucion bën politika në Kosovë. Është Qeveria që bën politika. Agjencitë tjera duhet të respektojnë politikat e Qeverisë që janë aprovuar në Parlament”, ka thënë Limaj.

Ai ka thënë se ka agjenci të pavarura që e pengojnë njëra-tjetrën.

“Përgjegjës për politikat e mira apo të këqija është Qeveria”, ka thënë Limaj./Lajmi.net

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme