Ai ka thënë se disa agjenci janë duke u sjellë në mënyrë të pavarur dhe në kundërshtim me politikat qeveritare.
“Vetëm një institucion bën politika në Kosovë. Është Qeveria që bën politika. Agjencitë tjera duhet të respektojnë politikat e Qeverisë që janë aprovuar në Parlament”, ka thënë Limaj.
Ai ka thënë se ka agjenci të pavarura që e pengojnë njëra-tjetrën.
“Përgjegjës për politikat e mira apo të këqija është Qeveria”, ka thënë Limaj./Lajmi.net