Google ADS

Limaj: Arrestimi i Krasniqit, goditje mbi gjithë Kosovën

16:56 | 4 Nëntor 2020
Arbresh.info

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj iu është drejtuar mediave pas arrestimit të ish kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi.

Në fjalimin e tij Limaj tha se sot është arrestuar ish zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raporton portali arbresh.info

“Kjo e bën të diskutueshme luftën për liri. Bëjmë apel te të gjitha institucionet që të bashkohemi dhe të kontribuojmë për drejtësi. Beteja sot për drejtësi ka filluar në Dhomat e Specializuara”, deklaroi Limaj.

LEXO EDHE: Arrestohet Jakup Krasniqi

Tutje kryetari i Nismës, pjesë e së cilës është edhe vetë Krasniqi, tha se arrestimi i këtij të fundi është një goditje mbi gjithë Kosovën.

“Tani e tutje zotëri Krasniqi do ta bëjë atë betejë siç e ka bërë në beteja tjera. Kjo është një goditje e rënde për gjithë Kosovën e mbi të gjitha për familjen e rrethin e gjerë. Do ta presim bacin Jakup edhe një herë duke u kthyer fuqishëm me certifikatë  që e përfaqëson atë njeri si humanist i ndershëm sakrifikues patriot e luftëtar”, tha Limaj.

Kujtojmë se edhe vetë Fatmir Limaj është përballur me drejtësinë ndërkombëtare të Hagës për krime lufte, por që i njëjti është shpallur i pafajshëm./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme