Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj i ka falënderuar të gjithë ata që e mbështetën pa kushte.
Limaj tha se nuk ka qenë e lehtë të mbështetej, pasi siç tha ai kishte kaluar 14 vjet procese gjyqësore me një numër prej 60 gjyqtarësh.
“Ndihem i respektuar që ata janë mirënjohës të punës dhe angazhimit që kam bërë dhe nuk e kanë luhatur besimin. Më kanë mbështetur dhe besuar në një kohë kur ka qenë e vështirë, është folur çkamos këtu”, tha ai në Klan Kosova.
Limaj përmendi “Aerportin e Prishtinës”, si një nga sukseset madhore të punës së tij.
Ai shpjegoi po ashtu edhe përfitimet që shteti i Kosovës i ka marrë nga kontrata që si ministër i Transportit e kishte nënshkruar në vitin 2009-të.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...