Google ADS

Likaj: Viti i ri shkollor të fillojë më 1 shtator për parashkollorët, klasat e I, II, III, VI, IX

15:35 | 24 Gusht 2020
Arbresh.info

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj ka thënë sot pas takimit me kryeministrin Avdullah Hoti dhe kryetarët e komunave se viti i ri shkollor të filloj më 1 shtator për parashkollorët, për klasën një, dy dhe tre, pastaj për klasën e gjashtë dhe nëntë, për fazën e parë.

Ai tha se në fazën e dytë, të filloj më 7 shtator për klasën e katërt dhe pestë, kurse në fazën e tretë më 10 shtator të filloj mësimi për klasën shtatë, tetë, nëntë, njëmbëdhjetë dhe dymbëdhjetë, natyrisht sipas skenarëve të paraqitur dhe niveli të rrezikshmërisë.

“Në bazë të masave mbrojtëse që e kemi hartuar së bashku më IKSHP-në, nivelet e komunave e vendosin se cilin skenar e përdorin. Ka komuna që i kanë bërë të gjitha përgatitjet e duhura”, tha ai, raporton Telegrafi.

Likaj më tej tha se për klasat shtatë, tetë, nëntë, njëmbëdhjetë dhe dymbëdhjetë mund të jetë mësim i kombinuar, pra dy ditë në shkollë dhe tre ditë në shtëpi.

“Ne kemi bërë përgatitjet edhe për mësimin në distancë. Të gjitha shkollat nuk kanë kapacitet infrastrukturor sipas rekomandimeve të IKSHPK-së dhe për këtë arsye janë ndarë 10 milionë euro për këto komuna për të reaguar konform situatës”, tha ndër të tjera ministri Likaj. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme