Google ADS

Likaj takohet me rektorët e universiteteve, bisedojnë për përmbylljen e vitit akademik

13:20 | 10 Qershor 2020
Arditë Shkodra

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj ka zhvilluar takim sot me anëtarët e  Konferencës së Rektorëve të Universiteteve Publike, me të cilët ka biseduar rreth punës për përmbylljen e vitit akademik, si dhe fillimin e vitit të ri akademik 2020/2021.

Ministri Likaj ka theksuar gatishmërinë e tij që të punojë ngushtë me rektorët e universiteteve, në mënyrë që të përshpejtohen proceset zhvillimore dhe të rinjve tanë t’iu ofrohet arsimim sa më cilësor, transmeton arbresh.info

Rektorët, ndërkaq, e uruan ministrin Likaj për detyrën në krye të institucionit më të lartë të arsimit në vend, ndërsa theksuan se janë të gatshëm për bashkëpunim për të avancuar universitetet që ata i drejtojnë.

Gjatë takimit, u bisedua edhe për sfidat dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohen universitetet publike, sidomos tani në rrethanat e reja të krijuara nga pandemia, si dhe mundësitë për zgjidhjen sa më të shpejtë të tyre./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme