Shpend Ahmeti nuk mund të jetë bashkëkryesues i Delegacionit shtetëror gjatë procesit të dialogut me Serbinë. Dhe jo vetëm ai, por as bashkëpartiakët e tij nuk mund të jenë pjesë përbërëse e këtij delegacioni. Këtë ua pamundëson ligji të cilin vetë e kanë “sponsoruar”, e të cilin e ka miratuar Kuvendi i Kosovës më 2 dhjetor, shkruan AktivPress.
Në Ligjin për detyrat, përgjegjësit dhe kompetencat e Delegacionit Shtetëror të Republikës së Kosovës për Dialogun me Republikën e Serbisë është e përcaktuar qartë se kush mund të jetë pjesë e ekipit negociator, kusht të cilin nuk e plotësojnë anëtarët e Partisë Socialdemokrate.
“Nominimet për anëtarë të Delegacionit Shtetëror bëhen nga përfaqësues të partive parlamentare në Kuvendin e Republikës së Kosovës…”, thuhet në nenin 5, pika 2 të ligjit.
E Partia Socialdemokrate nuk është parti parlamentare. Ajo është parti e regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, por nuk është parti që ka fituar ndonjë mandat të deputetit në zgjedhjet e fundit parlamentare. Deputetët që thirrën në emër të kësaj partie përfaqësojnë në Kuvend vetëm një grup parlamentar të emërtuar “PSD”, e jo ndonjë parti. Të 12-të deputetët që janë pjesë e këtij grupi, në KQZ figurojnë si anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje.
Aktualisht, PSD i ka tre anëtarë në ekipin shtetëror: Shpend Ahmetin që vije drejtpërdrejt nga partia, dhe Visar Ymerin e Dukagjin Goranin, që vijnë nga Grupi parlamentar “PSD”.
Ahmeti deri tani ka realizuar dy takime në Bruksel bashkë me Fatmir Limajn, ndërsa Ymeri e Gorani kanë realizuar vetëm një takim në kryeqytetin evropian.
Këto vizita janë realizuar në kohën kur ligji nuk ka qenë i miratuar në Kuvendin e Kosovës.
Me ligj parashihet që delegacioni t’i ketë 12 anëtarë.
LDK dhe Vetëvendosje nuk kanë pranuar të jenë pjesë e këtij ekipi dhe si rrjedhojë vendet e rezervuara për ta, i kanë plotësuar deputetët nga GP i “PSD”-së.
Me ligj, delegacioni shtetëror ngarkohet që të miratoj pozicionet fillestare negociuese të Republikës së Kosovës për secilën temë të Dialogut, si dhe të koordinoj veprimet me institucionet e tjera kushtetuese që ndërlidhen me procesin e dialogut.
Ky ekip parashihet të vendos edhe për takimet që mund t’i kenë presidenti, kryeministri apo kryeparlamentari, me ftesë të ndërmjetësit të dialogut.
“Në rastet kur ndonjërit nga Institucionet Kushtetuese të Republikës së Kosovës (Presidenti, Kryeministri, Kryeparlamentari, etj.) i dërgohet ftesë formale nga ana e ndërmjetësuesit në procesin e Dialogut, vendimi për të do të merret gjithnjë në bashkërendim dhe dakordim në mes të Delegacionit Shtetëror dhe institucionit kushtetues të ftuar. Në çdo takim të tillë, përveç institucionit të ftuar të pranishëm do të jenë edhe bashkëdrejtuesit e Delegacionit Shtetëror”, thuhet shprehimisht në ligj.
Opozita vazhdon ta cilësoj këtë ekip vetëm si mbështetës të presidentit Hashim Thaçi në arritjen e një marrëveshjeje të dëmshme për Kosovën, ndërkohë që ky ekip është duke e hartuar platformën e dialogut të cilin do t’ia prezantoj Kuvendit.
Ditë më parë, Limaj dhe Ahmeti kanë marrë disa dokumente nga Presidenca, ndonëse jo edhe aq sa kanë pritur se do të marrin.
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist