Ligji për të verbëritë nuk po gjen sa duhet zbatim në Kosovë. Për ketë po ankohen vetë të verbrit, të cilët nuk po hezitojnë edhe të dalin në rrugë për t’i kërkuar të drejtat e tyre. Ndërsa në Ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale thonë se ligji për të verbrit është duke u zbatuar.
Halil Krumehaj, nga Iniciativa për të Verbrit, është shprehur i pakënaqur me zbatimin e ligjit për të verbrit në Kosovë. Sipas Kurmehes, problem kryesor të verbrit kanë punësimin. Ndonëse me ligj është e rregulluar që çdo institucion apo organizatë që ka mbi 50 punëtorë, duhet ta këtë një person me aftësi të kufizuar, kjo nuk po ndodh. Kurmehaj tha për Radio Kosovën se më e keqja është që ka persona që punësohen në emër të të verbërve.
“Në institucione shtetërore janë 7 deri në 8 persona të verbër të punësuar. Numri zyrtar i të punësuarve është me i madh, por realisht ata janë persona që janë të punësuar në emër të të verbërve”, tha ai për Radio Kosovën.
Kurmehaj gjithashtu tha se ligji i të verbërve që garanton të drejtat e tyre në Kosovë zbatohet vetëm 15 për qind. Sipas Krumehës, shumë shpejt do të fillojnë punën 15 persona të verbër.
“Shumë shpejt pritet punësim i një kontingjenti prej 15 personave të verbër.”
Ndërkaq, Fahri Xhaferi, drejtor i Departamentit për Pensione në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, tha se ligji për të verbrit zbatohet mjaftueshëm në Kosovë.
“Ligji për të verbrit zbatohet në mos të them 100 për qind, zbatohet mbi 95 për qind. Pengesa ka vetëm në pagesat e disa shërbimeve, siç është energjia elektrike. Përndryshe ajo çka i takon Ministrisë së Punës për këtë kategori, zbatohet komplet.”
Xhaferi gjithashtu tha se Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka bashkëpunim të vazhdueshëm me të verbrit.
Përveç problemeve me punësim e pagesa të shërbimeve, të verbrit kanë probleme edhe me mungesën e hapësirave për lëvizje./rtklive
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë