Pas kritikave të presidentit të vendit Hashim Thaçi drejtuar Bashkësisë Ndërkombëtare për imponimin e themelimit të Gjykatës Speciale, OJQ ‘Familja dhe Shpresa’ i është drejtuar me një letër të hapur presidentit.
Kjo shoqatë e cila në vazhdimësi thërret krerët më të lartë të shtetit që të bëjnë plotësimin e ligjit për Gjykatën Speciale, këtë herë i është drejtuar presidentit, nga i cili kërkon inicimin për plotësimin e ligjit për Gjykatën Speciale, që përmes tij gjykohen edhe krimet e kryera nga ana e Serbisë ndaj civilëve shqiptarë.
“Kurrë nuk është vonë që të përmirësoheni. Gjykata speciale, e cila sipas ligjit aktual nuk do të merret me krimet e Serbisë ndaj civilëve shqiptarë të Kosovës, mund të pësojë ndryshime me iniciativën tuaj. Ky ligj mund të përmirësohet duke u plotësuar nga parlamenti i Kosovës, pikërisht me nismën tuaj, sipas kompetencave kushtetuese që keni”, thuhet në letrën e OJQ-së “Familja dhe Shpresa”.
Në letër i kërkohet presidentit që të shfrytëzojë këtë përgjegjësi dhe të kërkojë nga të parlamenti i Kosovës që ligji për Specialen të plotësohet dhe të mundësojë që në këtë gjykatë të gjykohen Serbia dhe kriminelët e saj.
“Vetëm në këtë mënyrë, ju mund të përmirësoni gabimin historik që bëri bashkësia ndërkombëtare në bashkëpunim me ju personalisht dhe me partitë e tjera shqiptare që e votuan këtë ligj në formën e tashme selektive. Prandaj, zëvendësojini këto kritika ndaj bashkësisë ndërkombëtar me plotësimin e këtij ligj të mbrapshtë”, theksohet ndër te tjera në letrën e “Familja dhe Shpresa” drejtuar presidentit.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...