Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli, bashkë me anëtarin e Kryesisë Ekzekutive të BSPK-së, Ymer Ymeri, u takuan me Ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi, dhe me Kabinetin e Tij.
Qëllimi i Takimit ishte ndërlidhur me kërkesat e BSPK-së të cilat i janë parashtruar Partnerit Social – Qeverisë.
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Haliti, njoftoi se Grupi Punues i Ministrisë së Shëndetësisë është duke përgatitur Ligjin për Sigurimin Shëndetësor dhe pritet që gjatë muajt në vijim të dërgohet për miratim.
“Ministri i Shëndetësisë ftoi Kryetarin e BSPK-së që të propozojë anëtarët e Grupit Punues nga radhët e BSPK-së për të marrë pjesë në përgatitjen e ligjit. Dialogu i sotëm u vlerësua i suksesshëm dhe i duhur nga Partnerët Socialë, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë”, thuhet në një komunikatë për medie të BSPK-së./arbresh.info/
Habit, Guardiola: Kemi 13 futbollistë dhe jemi në situatë sh...
Nëse jo Kurti, kush duhet ta formojë Asociacionin?
Eksperti i kibernetikës jep disa dhëna për pajisen e përgjim...
Evropa pret me ankth rezultatin e zgjedhjeve në SHBA
Nisterlooy flet për të ardhmen e tij tek Manchester United
Aksident i rëndë në Shqipëri, vetura godet për vdekjet 10-vj...