Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës ku ka shqyrtuar shqyrtimin paraprak të pakos legjislative të reformës së Administratës Publike.
“Projektligji për organizimin e Administratës shtetërore përcakton rregullat në funksionimin e administratës shtetërore dhe agjencive të pavarura. Projektligji për zyrtarët publik ka për qëllim punësimin e këtyre zyrtarëve të bazuar në paanshmëri. Ndërsa ligji për paga përcakton rregullat për përcaktimin e pagave të punonjësve të ndërmarrjeve publike në Kosovë”, ka thënë ai duke shtuar se në bashkëpunim me Ministrinë Hamza do të shqyrtojnë këtë pako të ligjeve, përcjell arbresh.info.
Ministri i Financave Bedri Hamza ka thënë se i kanë disa komente rreth drafteve që punohen.
“Komenti I Ministrisë së Financave është se nuk duhet që projektligjet të derivojnë nga tabela e koeficientave por e kundërta. Ka një tendencë që realizimi I pagave të largohet nga MF dhe të shkojë tek Ministria e Administratës”, ka thënë ai.
Hamza ka theksuar se rritja e pagave në Kosovë duhet të jetë në përputhje me rritjen ekonomike.
“Duhet të kemi alternative që nëse e kalon shumën a do të vazhdoj në vite. Është çështje që Ministritë kur po vijnë me dokument po paraqesin koeficient tjetër ndërsa në projektligj dallim tjetër. Është numër I madh I shtesave 30-40. Në ligj përcaktohet se sit ë ndahen shtesat sepse me këtë krijohet pabarazia. Përmes kësaj reforme mund të krijojmë pabarazi jo të bijimë në ndikim të disa sektorëve që kanë ndikim më të fuqishëm dhe ti anashkalojmë shërbyesit tjerë. Po I drejtohem shërbyesve civil sepse nuk është I pavlefshëm një drejtor ligjor. Po ashtu Brenda shëndetësisë duhet me u stimulu një pjesë”, ka thënë ai.
Ministri I Shëndetësisë, Uran Ismaili ka thënë se duhet trajtuar faktin e pabarazisë së krijuar më parë.
“Në qoftëse ne arrijmë të degradojmë disa persona për shkathtësitë e caktuara konsideroj që ligji e ka mundësinë ta korrigjoj atë pabarazi. Nuk do të thotë që duhet të nivelizojmë të gjithë sektorët për shkak të lobimit por aty ku ka nevojë. Sektori shëndetësor duhet stimuluar si sektor nacional, sot mjekët tanë ikin nga Kosova”, ka thënë ai./arbresh.info
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...