Gjykata Kushtetuese e Kosovës ditë më parë e ka shpallur të pavlefshëm Ligjin për Pagat në Sektorin Publik.
Njohës të çështjeve politike e vlerësojnë se vendimi i Kushtetueses për shpalljen të pavlefshëm të këtij ligji, ishte i pritshëm, kjo pasi sipas tyre ligji kishte shkelje procedurale dhe kishte qasje diskriminuese ndaj një numri të madh të kategorive të shërbyesve civil, shkruan arbresh.info.
Analisti politik, Faton Mehmeti, për arbresh.info, ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është veprim i ditur, kur dihet se ky ligj kishte shkelje të të drejtave të njeriut.
“Ky ligj është krijuar sa për mashtrim, dhe jo për implementim, pasi që në start është ditur se do të rrëzohet. Janë vet njerëz nga qeveria që me një dorë, gjoja kanë punuar në këtë ligj, dhe në anën tjetër kanë nxitur sindikatat tjera ta dërgojnë në gjykatë këtë ligj. Natyrisht se shtatorit do e gjej vendin me protesta, greva, të cilat do i bien hise z.Hoti të merret me to. Ky ligj ka qenë kurth i përgatitur nga qeveria Harandinaj për qeverinë pasuese, pasojat e të cilave do të fillojnë të shihen nga shtatorit, me protesta dhe greva, paralizim të jetës publike në vend”, ka thënë analisti Mehmeti.
Ndërkaq, Leon Duhanaj, në një prononcim për arbresh.info, ka deklaruar se jo vetëm spektri politik, por edhe e gjithë shoqëria kosovare, ka një të metë të theksuar e cila na bëhet pengesë permanente në rrugën e shtetndërtimit.
“Qeveria duhet ta trajtoj në mënyrë të përshpejtuar dhe urgjente ketë pikë, qoftë ta amandamentojë, qoftë edhe ta zgjerojë në mënyrë që ligji të jetë i drejtë dhe gjithëpërfshirës”, ka deklaruar në fund analisti Leon Duhanaj.
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura ka paralajmëruar edhe mundësinë e protestave nëse nuk procedohet menjëherë me ndryshimet e kërkuara nga Gjykata Kushtetuese.
Kryeministri, Avdullah Hoti, në një takim me përfaqësues të sindikatave bëri të ditur se do të angazhohen që sa më shpejtë procedohet ligji me ndryshime për miratim në Parlament./E.Ballazhi/Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...