Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka shpallur të pavlefshëm Ligjin për Pagat në Sektorin Publik.
E, kjo ka ngjallur reagime të shumta në vend.
Të prekurit nga ky ligj thonë se nuk do zmbrapsen deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Avni Ajdini në një intervistë dhënë për arbresh.info ka thënë se përmes ligjit do të rregullohej çështja e pagave njëherë e përgjithmonë.
Ai ka shtuar gjithashtu se shpallja e pavlefshme e ligjit është në kundërshtim me vullnetin e tyre.
“Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë një gjë të tillë që është në kundërshtim me vullnetin tonë, me vullnetin e punëtorëve sepse gjykata është dashtë të jap vërejtje në ato pika të cilat ka menduar se është bërë shkelje, ose në pikat ku ka pasur edhe ankesa nga individët e caktuar. Në atë ligj është punuar në parlament nga njerëz që e kanë njohur materien dhe kanë ardhur në përfundim të një Ligji të Pagave me të cilin të jetë njëherë e përgjithmonë e rregulluar çështja e pagave”, ka thënë ai.
Ajdini ka shtuar se do të marrin masa për të kundërshtuar këtë anulim.
“Punëtorët nuk marrin masa derisa ne nuk i organizojmë, do të ulemi dhe bisedojmë. Për fat të keq se na ka kapluar edhe pandemia e Covid 19 dhe nuk po mundemi të ulemi dhe bisedojmë më gjerësisht por megjithatë situatën dhe kjo situatë është jashtëzakonisht shqetësuese për ne punëtorët, dhe do të marrim masa”, ka thënë ai.
Sipas tij, asnjëherë nuk do të largohen nga kërkesat e tyre.
“Ne nuk do të abstenojmë nga kërkesat tona, nuk do të largohemi asnjëherë nga kërkesat tona, edhe nëse na refuzojnë 100 herë, ne 101 herë do të realizojmë kërkesat tona sepse për këtë na mbështet edhe konventa ndërkombëtare”, ka shtuar kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Avni Ajdini.
Të mërkurën kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka pritur në takim përfaqësuesit e Sindikatave të Sektorit Publik në Kosovë.
Pas takimit Hoti ka dhënë detaje të diskutimit, teka ka thënë se janë gjithashtu të shqetësuar për vendimin e Kushtetueses.
Ai ka premtuar se do të krijojnë grup punës rreth këtij ligji.
“Sot kishim takim me kryetarët e sindikatave të Kosovës që përfaqësojnë rreth 70 mijë të punësuar në sektorin publik. Edhe ne ndajmë shqetësimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ne do të pranojmë këtë vendim. Ne u dakorduam që qeveria të themeloj grupin punues dhe të shikojmë vërejtjet rreth këtij ligji në grupin punues do të jenë të përfshirë të gjitha sindikatat. Problemet janë të mëdha si në arsim, shëndetësi e polici. Ne do të angazhohemi si Qeveri që të adresojmë disa nga nevojat më emergjente në disa prej sektorëve”, ishte shprehur Hoti.
Ndryshe sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, ligji nuk është në përputhshmëri me 11 nene të Kushtetutës së Kosovës.
“Shkeljet kushtetuese të evidentuara në Ligjin e kontestuar janë të një peshe aq serioze, sa që të njëjtat ndikojnë në bërthamën e funksionimit të qeverisjes në Republikën e Kosovës – duke shkaktuar çrregullim të ndarjes së pushteteve në disfavor të Gjyqësorit dhe Institucioneve të Pavarura”, thuhet ndër të tjera në vendimin e Gjykatës.
Më 6 dhjetor të vitit të kaluar, Ligjin për paga, në Gjykatën Kushtetuese e ka dërguar institucioni i Avokatit të Popullit, për siç thuhej “vlerësimin e përputhshmërisë” së këtij ligji me Kushtetutën./arbresh.info/
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave