Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, në një konferencë për medie ka deklaruar se janë në përfundim të procedurave të Kodit Civil i cili përfshin edhe martesat ndërmjet gjinive të njëjta.
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, në një prononcim për arbresh.info ka thënë se Ligji për martesën ndërmjet gjinive të njëjtë është i rregulluar me Kushtetutë dhe se ka qenë qysh moti.
“Kjo çështje është e rregulluar me Kushtetutë ka qenë kahmoti, dhe ligji është plotësim sepse do të thotë kanë qenë në kundërshtim me njëra-tjetrën prandaj është vazhdimësi e asaj çka ne e kemi pas në Kushtetutë tani e sa vite”, ka thënë Kadaj Bujupi.
Ajo tutje ka thënë se për miratimin e tij, ligji duhet të dërgohet në Kuvend pastaj deputetët janë ata që do të vendosin.
“Le ta sjellin ligjin e pastaj deputetët vendosin veç e veç bazuar në bindjet dhe besimin që kanë në lidhje me ligjin përkatës”, ka përfunduar ajo.
Ndërsa sociologu, Labinot Kunushevci ka thënë për arbresh.info se shoqëria jonë do të duhej ta respektonte homoseksualitetin vetëm në suazat e sferës private, si intimitet, por që sipas tij nuk do të duhej ta toleronte homoseksualizmin si agjendë politike dhe ideologjike.
“Rreziku vjen nga homoseksualizmi si ideologji, që e viktimizon veten, që kërkon vëmendje dhe të drejta më shumë se që u takojnë, duke u imponuar në shoqëri, duke e instrumentalizuar orientimin e tyre, përmes paradave, aksioneve dhe aktiviteteve që ata organizojnë. Prandaj miratimi i ligjit do t’iu krijonte mundësi, në mungesë të kufizimeve të caktuara, që ta shndërrojnë orientimin në agjendë provokuese”, ka thënë Kunushevci.
Sipas tij kjo e drejtë duhet të jetë vetëm në sferën private dhe jo atë publike dhe aq më pak në këtë kohë pandemie.
Ai thotë se ka shumë dukuri negative në shoqëri të cilat meritojnë peshë juridike ndërsa shton se Ligji për martesën ndërmjet gjinive të njëjta është jashtë çdo prioriteti.
“Pra, e drejtë në sferën private, por jo në sferën publike. Sidomos tani në kohë pandemie, e cila meriton t’i kushtohet më shumë trajtim, kujdes, energji dhe investim. Ka shumë dukuri negative që vlojnë në shoqëri, të cilat meritojnë peshë juridike përmes ligjeve të reja që i ndalojnë dhe ndëshkojnë, prandaj Ligji për martesat e gjinisë së njëjtë është jashtë çdo prioriteti dhe konteksti”, ka përfunduar ai.
Ndryshe emisari special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell e ka përshëndetur prezantimin e Kodit të Ri Civil nga ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, kod i cili ka bërë të mundur martesën mes gjinive të njëjta.
“Kosova legalizon martesën ndërmjet gjinive të njëjta. Faleminderit Selim Selimi”, ka shkruar Grenell në Twiiter./R.Rexhepi/arbresh.info
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...