Sot do të mbahet debat publik me temën “Ligji për Komisionin e Pavarur të Mediave: Rregullim apo kërcënim për lirinë e medias?”
Ky organizim do të nois nga ora 11:00 dhe do tw mbahet te Qendra Mediale në Çagllavicë, shkruan Arbresh.info.
Ndryshe Qeveria e Kosovës ka mbrojtur Projektligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM), që u miratua në lexim të dytë gjatë seancës plenare të 11 korrikut.
Ky ligj veç tjerash parasheh licencimin e mediave online, monitorimin e tyre dhe gjoba deri në 40 mijë euro.
Miratimi i këtij projektligji u kritikua nga Bashkimi Evropian, nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, dhe dy parti opozitare, që paralajmëruan se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese./Arbresh.info/
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj